Mbappe krijon identikitin e futbollistit perfekt
Kylian Mbappe ka krijuar identikitin e futbollistit perfekt. Për të ndërtuar futbollistin ideal, talenti 19-vjeçar i PSG-së nuk ka vendosur që të përfshijë pjesëza nga talenti i tij. Edhe pse në një moshë kaq të re, ai ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në karrierë, duke fituar Botërorin me Francën.

Por, ylli i “Les Bleus” beson se cilësitë e talentit të Lionel Mesit, Neymarit, Cristiano Ronaldos dhe Gianluigi Buffonit, do të krijonin futbollistin perfekt.

“Unë do të zgjidhja këmbën e majtë të Messit, të djathtën e Neymarit, mentalitetin e Ronaldos dhe klasin e Buffonit”, tha ish-talenti i Monacosë për televizionin “ESPN”.
Shtuar më 15/11/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori