Instituti i futbollit CIES ka publikuar listën e re me lojtarët më të shtrenjtë në botë, pas shfaqjes së COVID-19.
Vlerat e lojtarët formohen duke u bazuar në disa gjëra. Aty përfshihen kualiteti i lojtarit, gjatësia e kontratës dhe stabiliteti i klubit ku ata luajnë.
Lojtari më i shtrenjtë del të jetë Kylian Mbappe, që vlerësohet 259 milionë
euro. Raheem Sterling është në vendin e dytë, me 194 milionë
euro, i ndjekur nga Jadon Sancho, me 179 milionë
euro.
Trent Alexander Arnold zë vendin e katërt, duke u vlerësuar 171 milionë
euro, ndërsa Marcus Rashford, me 152 milionë
euro, në vendin e pestë.
Lionel
Messi dhe Cristiano Ronaldo, që kanë dominuar futbollin për shumë vjet, janë shumë larg kreut.
Messi vlen 100 milionë
euro, duke zënë vendin e 21, ndërsa Ronaldo pozicionohet në vendin e 70, me vlerë 62.8 milionë
euro./Lajmi.net/
Shtuar më 27/07/2020,
ora 22:32