Mbappe mer përdore PSG drejt titullit (VIDEO)
Paris Saint-Germain ka fituar 1-0 ndaj Toulouse në stadiumin Muncipal.

Pritej të ishte një ndeshje më e thjeshtë për kryesuesit e Ligue 1, duke parë se Toulouse nuk është se po kalon një formë të mirë dhe ndodhet në vend të 14-të në renditje.

Megjithatë, vendasit bënë një paraqitje të denjë ndaj kampionëve në fuqi dhe kampionëve të ardhshëm duke ua bërë jetën e vështirë.

PSG ka krijuar mundësi, por nuk ka arritur t’i shfrytëzojë. Miqtë shënuan me Marquinho-s në pjesën e parë, por goli u anulua nga VAR.

Ishte Kylian Mbappe ai që i dha fitoren kryeqytetasve me golin e tij në minutën e 74’ të takimit.
Ky ishte goli i shtatë radhazi në kampionat, askush përveç tij nuk e ka bërë këtë gjë këtë sezon në Ligue 1.

Aq mjaftoi për PSG për të marrë tre pikët e radhës. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori