Gazeta prestigjioze franceze, L’Equipe, raporton se ylli francez Kylian
Mbappe nuk është plotësisht i kënaqur me mënyrën se si po trajtohet nga
Paris Saint-Germaini dhe
trajneri Thomas Tuchel.
Kylian
Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes për
Paris Saint-Germainin gjatë javëve të fundit. Sulmuesi u përfshi në një situatë të tensionuar me Thomas Tuchelin kur u zëvendësua në fundjavë dhe, pastaj,
trajneri tha se lojtari duhet t’ia respektojë atij vendimet.
Sipas gazetës franceze L’Equipe,
Mbappe e vuri në dyshim rëndësinë e tij për skuadrën e
Paris Saint-Germainit gjatë ndeshjes kundër Marseille sezonin e kaluar. Ai ishte lënë në stol për këtë ndeshje, pasi që kishte shkuar me vonesë në një stërvitje. Në atë kohë, ai ndiente se nuk po trajtohej si ylli
tjetër i PSG-së, Neymari.
Braziliani u lejua të shërohet nga lëndimi i këmbës larg Parisit, ndërsa askujt
tjetër në skuadër s’i është ofruar një liri e tillë. Deklaratat e tij pasi e fituan çmimin për lojtarin më të mirë të ri nuk ndihmuan në këtë situatë.
"Unë dua të kem më shumë përgjegjësi në
Paris apo diku
tjetër", kishte thënë
Mbappe.
Tuchel gjithmonë e ka bërë të qartë se Neymari është futbollist kyç në projektin e tij dhe këto mesazhe kanë bërë që
Mbappe të ndihet i lënë anash e kanë lënë atë të pasigurt për të ardhmen e tij në
Paris.
Marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit është në një pikë kritike. Çdo vendim që e merr
trajneri gjerman tani do të ketë ndikim të madh, pasi që Real Madridi po tenton ta tundojë futbollistin francez.
Përfaqësuesit e Mbappes dhe të PSG-së nuk janë aspak afër për ta arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe pasi që ai ndihet i nënvlerësuar në PSG, shumë klube do të tentojnë ta transferojnë francezin.
Shtuar më 11/12/2019,
ora 14:50