Mbappe: Nuk dua t’i marr asgjë Messit por duhet të inspirohem nga karriera e Ronaldos
Kylian
Mbappe ka folur për idhujt e tij dhe synimet gjatë
këtij sezoni me PSG-në dhe Francën.
Kylian
Mbappe ka synime të mëdha gjatë
këtij sezoni me skuadrën e Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren e Francës.
"Gjatë
këtij viti dua t’i fitoj të gjitha: Ligën e Kampionëve, Evropianin dhe Olimpiadën", deklaroi ai gjatë një interviste për "Gazzetta dello Sport".
Ylli i madh francez po ashtu ka bërë të ditur edhe idhujt e tij. “Gjithmonë më kanë pëlqyer futbollistët brazilianë si Pepe, Ronaldo, Ronaldinho e Kaka", shtoi ai.
"Një tjetër idhull i imi ishte Cristiano Ronaldo. Për mua është tashmë vonë të bëj një karrierë si Messi, përndryshe do të duhej të qëndroja në Monaco. Andaj, nuk dua t’i marr asgjë
Messit por duhet të inspirohem nga karriera e Ronaldos", theksoi
Mbappe.
Shtuar më 22/01/2020,
ora 09:03