"Mbappe nuk është “galaktiku” që Zidane i kërkoi Perezit"
Mediat botërore po raportojnë se Kylian Mbappe po kërkohet me çdo kusht nga Real Madridi, që besohet të jetë “galaktiku” i radhës i “Los Blancos”.

Por, ka nga ato që raportojnë se nuk është Mbappe lojtari që më së shumti e dëshiron Zidane.

Eden Hazard është lojtari që Zinedine Zidane e dëshiron që një kohë të gjatë dhe raportohet se trajneri francez ka kërkuar nga Florentino Perez që të tentojë ta transferojë në fshehtësi belgun e Chelseat, për të cilin ka shprehur interesim edhe në të kaluarën.
Zidane tashmë është takuar në Amerikë me Florentino Perez dhe krahun e djathtë të presidentit të Realit, Jose Angel Sanchez, ku kanë diskutuar për transferimet e mundshme. /albeu.com/
Shtuar më 28/07/2017, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori