Mbappe nuk i kërkon falje trajnerit Tuchel
Situata nuk është aspak e qetë në rradhët e PSG-së edhe pse kanë blinduar vendin e parë në kampionat dhe janë fazën e 1/8 në Champions.

Trajneri, Thomas Tuchel e grumbulloi skudrën për të qartësuar situatën e zënkës mes tij dhe Mbappe, por ky i fundit skishte ndërmend ti kërkonte falje.

Një skuadër yjesh është e vështirë të menaxhohet, këtë nuk po e arrin dot as Tuchel i cili pas prolemeve me Neymar, i shtohet edhe Mbeppe, në krahun tjetër Cavani është i pakënaur pasi dëshironte largimin në janar.

Gjatë takimin, Kylian Mbappe nuk i kërkoi falje trajnerit gjerman, mirëpo e pranoi se reagoi më ashpër sesa ishte dashur dhe shtoi se reagimi i tij s’ishte kundër Edinson Cavanit ose Mauro Icardit, që po prisnin për të hyrë në ndeshje.

Në anën tjetër, drejtori sportiv Leonardo nuk dëshiroi ta komentojë më tutje këtë çështje, pasi që vlerësoi se situatat e tilla janë normale në klubet e mëdha, pasi që secili lojtar dëshiron të luajë sa më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2020, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori