Mbappe: Pele është "Mbreti", krahasimet me të janë të tepërta
Kylian Mbappe po këthehet në një "yll" botëror. Francezi i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në moshën 20-vjeçare, ka marë lavdata nga legjenda brazilaine Pele.


"Pa diskutim që Mbappe ka aftësinë të shënojë 1000 gola, unë realizova 1025 në karrierë dhe ai mund ta bëjë diçka të tillë. Nuk e njihja Mbappenë, por kur njerëzit me thoshin se Ai është “Peleja i Ri” sigurisht që ishte një kënaqësi shumë e madhe. I uroj shumë fat jo vetëm si lojtar por edhe me shokët e skuadrës. Duhet fat edhe që të kesh një skuadër të mirë në krah.'

"Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam pranë tij, është një takim që do të mbetet në kujtesën time. Ai është një legjendë e gjallë e futbollit, mendoj se krahasimet me të janë të tepërta për mua, ka vetëm një mbret këtu dhe ai është ulur pranë meje. Jam thjesht Mbappe, po mundohem të bëj më të mirën për veten, skuadrën dhe kombëtaren time.”

Takimi i brezave të futbollit në Paris u mbyll me fjalën e Peles, i cili beson shumë te potenciali i Mbappesë. Ai tha se talenti francez është i destinuar për të bërë gjëra të mëdha dhe të fitojë të gjitha trofetë kolektive apo edhe ato individualë.


Shtuar më 03/04/2019, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori