“Mbappe po mendon të luajë për Realin” ka thënë një familjar i sulmuesit
Kylian Mbappe dhe Real Madrid janë dy emra që lidhen gjithnjë e më shumë. Së fundi ka qenë media franceze “Le Journal du Dimanche” që ka zbuluar një deklaratë të një familjari të yllit francez.

"Mbappe po mendon të luajë në Madrid", kaq fjalë kanë mjaftuar për të rihapur një ndër temat më të nxehta të merkatos së verës. Sulmuesi i PSG ka deklaruar më herët se: "Nëse shkoj tani që jam 18 vjeç, çfarë do bëj kur të jem 23?".

Mbappe u ble nga PSG për 180 milionë euro, në një kohë kur Real Madrid ishte vënë në kontakt me Monaco-n dhe Zidane kishte folur me familjarët e lojtarit.

Rikthimi i Zidane në “Bernabeu” dhe dështimi i PSG-së vit pas viti bën që Mbappe të mendohet për një të ardhme të tij, në një klub të lavdishëm, që i siguron sukses, ashtu siç ai e meriton. /albeu.com/

Shtuar më 17/03/2019, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori