Mbappe pranë burgut? Ja çfarë thotë francezi
Pëlqej
Sulmuesi i skuadrës së Paris Saint Germain, Kylian Mbappe mohoi të mos ketë paguar taksat nga të cilat ai mund të marrë një gjobë të majme apo edhe burg.

“Unë dua të sqaroj se i paguaj të gjitha taksat e mia në Francë, për të gjitha të ardhurat.
Janë lajme krejtësisht të rreme, ato që thonë se kam kërkuar nga ekipi të paguajë 10 milionë euro taksa, që do të më korrespondonin me mua.

Gjëja më e rëndësishme nuk ishin paratë e taksat, kur zgjodha PSG, por çfarë mund të jepja për klubin më të mirë në Francë dhe si ta vazhdoja përparimin tim si futbollist. Unë e zgjodha PSG në mënyrë krejt të natyrshme”, tha Mbappe. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori