Mbappe refuzoi 180 milion euro nga Real Madrid-i
Pëlqej
Kylian Mbappe është lidhur ngushtë më një kalim të mundshëm nga Paris Saint-Germain tek klubi i Real Madridit i cili thuhet se ka qënë interesuar për francezin edhe përpara se ta merrte PSG.

Ka qënë zëvendëspresidenti i klubit të Monacos, Vadim Vasilyev që ka deklaruar se Mbappe ka refuzuar një ofertë prej plotë 180 milion euro të ardhur nga klubi madrilen, Real Madrid.

Sipas Vasilyev, sulmuesi francez refuzoi mundësinë për t’iu bashkuar Real Madridit në mënyrë që të qëndronte në Ligë 1.

“Mbaj mend ne po stërviteshim kur morëm telefonatën nga Real Madridi dhe e pranuam ofertën prej 180 milionë euro për Mbappen”, ka thënë Vasilyev.

“Ai më tha se dëshira e tij ishte të shkonte te PSG-ja dhe pas kësaj, ka pasur shumë detaje për t’i zgjidhur saqë deri në momentet e fundit dyshoja se marrëveshja do të arrihej”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori