Mbappe: Sa e thjeshtë është të luash me Neymarin
Blerja e dytë më e shtrenjtë e historisë së futbollit shkëlqeu në debutim me PSG. Një meritë të madhe për këtë e ka prania në skuadër e Neymar Jr. I kënaqur me paraqitjen e tij 18-vjecari francez thuri elozhe për yllin brazilian.

” Është e thjeshtë të luash me të. Kemi zhvilluar vetëm 2 seanca stërvitore sëbashku, por për tu kuptuar me një futbollist si Neymar është realisht shumë e lehtë. Ai të transformon, e vetmja që duhet të bësh është të përshtatesh dhe Neymar të shndërron një futbollist më të mirë” tha 18-vjeçari.

” Arritëm një fitore të rëndësishme unë shënova një gol, ndërsa skuadra luajti mirë. Nuk më mbetet gjë tjetër vecse të jem i kënaqur. Ishte shumë pozitive të vazhdonin rrugën e fitoreve sidomos pas pauzës së kombëtareve. I kemi të gjitha mundësitë për të bërë mirë në cdo kompeticion ku luajmë. Duhet të vazhdojmë kështu sepse sezoni sapo ka filluar”. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori