Mbappe shkruan letër për ekperiencën te Reali, nuk e harron takimin me Zidane
Tashmë është e qartë se Paris Saint-Germain ka dy yje të padiskutueshëm në skuadër si Neymar dhe Kylian Mbappe.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka shkruar një letër të hapur për disa përvoja në vitet e tij të hershme, përfshirë një udhëtim në Valdebebas, qendra stërvitore e Real Madridit.

Interesi i Real Madridit për Mbappe është tash e një kohë të gjatë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite, megjithatë në fakt mbretërit kishin mundësinë ta nënshkruanin me të sa ishte fëmijë.

“Kur isha 14 vjeç, babai im mori një telefonatë nga dikush në Real Madridit, duke më ftuar të shkoja në Spanjë për t’u stërvitur gjatë pushimeve,” shkruan Mbappe për Tribune.

“Ishte një befasi sepse ata në fakt i kishin thënë babait tim që Zidane donte të më shihte”.

“Ishte sikur isha në hënë, mezi prisja të shkoja atje”.

Sidoqoftë, udhëtimi nuk përfundoi në një kontratë, por Mbappe kujton shumë gjëra nga ajo kohë.

“Kishte skautë që vinin në të gjitha ndeshjet tona dhe unë kisha ndikim në media, të cilat nuk dija si t’i trajtoja në atë kohë”, shtoi ai.

“Familja ime dëshironte të më mbronte nga presioni”.

“Unë kurrë nuk do ta harroj momentin kur kam takuar Zidanen, kemi mbërritur nga aeroporti dhe ai na ka takuar në parkun e makinave, ai më ofroi të na çojë në terren për t’u stërvitur dhe unë e pyeta: “A t’i heq këpucët?”.

“Nuk e di pse e thashë atë, ishte makina e Zinedine Zidane, mendova se isha në ëndërr”, shkruan francezi.

Chelsea ishte një tjetër klub i interesuar për Mbappen, dhe ai stërviti në Londër për një periudhë të shkurtër kur ai ishte vetëm 11 vjeç, megjithatë prindërit e tij ishin kundër një transferimi në Stamford Bridge.


“Pas përvojës në Chelsea, unë i kërkova prindërve të mi të linin pasi shkoja të luaja për një klub të shkëlqyeshëm, por ata nuk donin që kjo të ndodhte”.

“Ata donin që unë të qëndroja në shtëpi dhe të jetoja si një fëmijë, duke pasur një jetë normale”.

“Nuk e kuptova në atë moment, por ishte për të mirë”, tregon ai.
Shtuar më 26/02/2020, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori