Mbappe thyen rekordin më të ri në ligën franceze (FOTO LAJM)

Me dy gola të shënuar për Paris Saint-Germain sonte kundër Angers, Kylian Mbappe është bërë lojtari më i ri në 40 vjet që shënon 20 gola në Ligë 1.

Pasi e shënoi me vollej brenda vetëm pesë minutave lojë, lojtari francez bëri një paraqitje shumë të mirë duke e shënuar edhe një gol tjetër në minutën e 84-të në fitoren 5-0 të PSG-së, shkruan Albeu.com.

Me katër golat e shënuara deri tani në ligë këtë sezon, Mbappe mbërriti shifrën 20 duke llogaritur edhe 16 golat që e kishte shënuar për Monacon. Mbappes i janë dashur vetëm 49 ndeshje në ligë për ta arritur këtë rekord si dhe 13 asisite në total.

Në moshën 18-vjeçare, Mbappe është lojtari më i ri që e arrin këtë rekord në katër dekada. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2017, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori