Mbappe "tremb" PSG-në dhe mban në ankth Realin: Flasim në fund të sezonit
"Ylli" i PSG-së, Kylian Mbappe, në një intervistë për BBC ka "dribluar" zërat e merkatos që e çojnë te Real Madridi.

"Jam lojtar i PSG-së dhe nuk është momenti për të folur për të ardhmen time. Tani dua të ndihmoj ekipin që të fitojë sa më shumë tituj. Në verë do të diskutojmë për të ardhmen."

21-vjeçari e pranon se para se të firmoste me parizienët ishte një talent, por tani, falë sukseseve me këtë skuadër, është një "star".

"Kur mbërrita këtu, isha 18 vjeç. Isha një talent, por jo superyll. Sigurisht që famën ua dedikoj PSG-së dhe përfaqësueses së Francës."

Mbappe ka kontratë me kampionët e Francës deri në vitin 2022 dhe para se të diskutojë për të ardhmen, dëshiron të fitojë trofe të rëndësishëm në fund të këtij sezoni.

"Nuk do të ishte keq një "tripletë" në këtë sezon: Championsin, Europianin dhe Olimpiadën. Do të bëj gjithçka për ta realizuar këtë ëndërr."
Shtuar më 22/01/2020, ora 08:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori