Mbërrin Torres: Nder dhe privilegj të jesh te Milani
Pëlqej
Fernando Torres ka mbërritur në Milano dhe këtë pasdite do të kryejë vizitat mjekësore para se të firmosë kontratën me Milanin. Spanjolli mbërriti në aeroportin e Linates pak para orës 13.00 ku u prit nga Adriano Galliani dhe qindra tifozë kuqezinj.

"Është një nder dhe privilegj të veshësh këtë fanellë. Dua ta rikthej skuadrën në Champions League dhe të qëndroj këtu për shumë vite. Njoh disa lojtarë si Alex, Essien, Diego Lopez, por edhe Demetrio Albertini më ka folur mirë për Milanin, është një mik i madh. Kam qënë pranë Milanit që kur luaja për Atletico Madrid, por ka kaluar shumë kohë tashmë. Dua të lumturoj tifozët që po më presin. Mezi pres të nisë sezonin e ri. Kam folur që tani me Misterin", ishin fjalët e para të Torres. /albeu.com/

Shtuar më 30/08/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori