Mbështetësi i Kosovës kandidat zyrtar për FIFA-n
Pëlqej
Ish drejtori i zyrës së marrëdhënieve me jashtë në FIFA, Jerome Champagne konfirmon zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e kreut të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Në faqen e tij të fushatës, Champagne informon 209 federatat e anëtarësuara në FIFA për kandidaturën e tij.

Ish diplomati francez e nisi fushatën më herët në muajin Janar me një turne në Londër, ku u shpreh se beteja me Blatter do të ishte shumë e vështirë.

"Ka qenë dëshira ime më e sinqertë për të prezantuar kandidaturën dhe dëshiroj gjithashtu që gjatë fushatës të zhvillohet një debat I sinqetrë dhe transparent", shkruan Champagnefaqen e internetit.

Sepp Blatter ndodhet në krye të FIFA-s që prej vitit 1998 dhe sipas të gjitha gjasave, ai do të kërkojë një mandate të katërt javën e ardhshme në Zyrih gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv.

Champagne njihet edhe si mbështetës i anëtarësimit të Përfaqësueses së Kosovës në FIFA madj edhe e ka vizituar Prishtinën.

"Ata, në 15 vjetët e fundit, janë ndjerë të izoluar, të padëshiruar dhe të harruar, por kjo po ndryshon. Kosova ka histori të gjatë futbollistike dhe shumë lojtarë në gjithë Evropën janë krenarë për origjinën e tyre nga Kosova2, shprehej muaj më parë Champagne. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014, ora 12:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori