Mbetet pa kontratë në fund të sezonit, Gotze i ofrohet dy ekipeve italiane
Ylli i gjerman i Dortmundit, Mario Gotze mbetet pa kontratë në fund të sezonit. Ekipi aktual nuk pritet t'ia zgjasë kontratën lojtarit i cili do ti duhet të kërkojë për një skuadër të re.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Dortmund kanë ofruar Gotze te Milan dhe Roma.

Lojtari lidhet me një kalim të mundshëm në kryeqytetin italian tash e disa javë, por skuadra e tij ka futur edhe Milanin në garë.Mbetet të shihet nëse ndonjëra nga Milan ose Roma do të bëjnë ofertë formale për Gotze.
Shtuar më 06/04/2020, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori