Mbikalimi i ulët shëndërron në "kabriole" autobusin nga Maqedonia e Veriut (FOTO LAJM)

Autobusi për pasagjer nga Maqedonia e Veriut mbeti pa kulm në Pllovdiv të Bullgarisë kur shoferi nuk e vuri re se sa i ulët ishte mbikalimi.

Incidenti ndodhi këtë mëngjes por fatmirësisht në të nuk kishte pasagjerë përveç dy shoferëve.

Autobusi ngeci plotësisht nën mbikalimin dhe mbeti pa çati.

Në vendin e ngjarjes doli policia ndërsa trafiku u zhvillua me vështirësi, njoftojnë mediat bullgare. /albeu.com/

Shtuar më 26/05/2019, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori