Mbledhja e cila pritej të zhvillohej
ditën e sotme në lidhje me dyshimet e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës, mes Bylisit dhe Tiranës, nuk do të zhvillohet.
Shkak për këtë është bërë mungesa e anëtarëve, pasi në mbledhje ishte
vetëm kryetari i
Komisionit të Etikës, Fatmir Braka dhe Bashkim Koka.
Vendimi do të merret në një moment të dytë, pasi të shqyrtohen të gjitha materialet e mbledhura për ndeshjen në fjalë. Presidenti i Tiranës, Refik Halili, gjithashtu ka paraqitur deklaratën e plotë me shkrim
ditën e premte dhe tani pritet
vetëm vendimi.
Shtuar më 22/07/2020,
ora 22:33