Mbrëmje speciale për Ronaldon, luan ndeshjen e 400 me Realin
Pëlqej
Më 29 gusht 2009, Cristiano Ronaldo bëri debutimin e tij zyrtar me Real Madridin, në fitoren 3-2 ndaj Deportivos, në “Bernabeu”. Ai nënshkroi golin e tij të parë me fanellën e bardhë. Tetë vjet më vonë, ylli portugez arrin shifrën e 400 ndeshjeve zyrtare me “Los Blancos”, duke lartësuar legjendën e tij si futbollist.

Dhe bagazhi i tij nuk mund të jetë më spektakolar: 409 gola në ato 399 lojëra, me një mesatare prej 1.02 golash për lojë. Ato 400 paraqitje të bardha i dhanë atij një hap më afër hyrjes në historinë e “Top 20” së klubit. E diela e ardhshme, kundër Espanyol (20:45h.), CR7 do të barazohet me 401 gola me mitologjikun Juanito. Në Getafe-Real Madrid (14 tetor, 16:15), portugezi do të jetë i barabartë me 402 ndeshje të Velazquez dhe do të hyjë në njëzet lojtarët me më shumë lojëra në historinë e Real Madridit.

Natyrisht, 741 lojërat, që ende e lejojnë Raul-in të udhëheqë renditjen, janë ende shumë përpara. CR7 arrin në takimin e sotëm në Dortmund në një krizë efikasiteti, duke pasur parasysh se as përpara Betis, as para Alavés nuk ishte në gjendje të realizonte gol. Por Champions-i është balsami i tij, raporton TeleSport. Ai e tregoi këtë ndaj APOEL, dy javë më parë (nënshkroi një dopietë ndaj qipriotëve). Ronaldo ka shënuar 107 gola në Champions. Në fakt, me 107 gola, ai është prijësi maksimal i historisë së Kupës Europiane. Messi e ndjek atë, njëmbëdhjetë gola më poshtë, me 96 gola në Champions. Raul vjen i treti në listë, por është shumë larg (71 gola).

Kujtojmë se Ronaldo debutoi në Europë me Real Madridin kundër Zurich në Zvicër (2-5), duke shënuar dy gola (15.09.2009). Pastaj, një tjetër 90 minutësh në të bardhë me himnin e Champions-it në sfond.

Shtuar më 26/09/2017, ora 12:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori