Ky sezon futbollistik në Europë ka qënë tejet i pasur me
gola, sidomos Primera Division që po thyen rekordet e saj ndër vite me dyshen e ëndrrave Cristiano Ronaldo-Messi me 73
gola të shënuar gjithsej. Një sasi kaq e madhe golash sa duhen mbledhur golat e ligave të tjera në Europë dhe nuk mund të bëhen kaq. Portugezi deri tani ka shënuar deri tani 37
gola ndërsa Messi 36.
Në Angli mbretëron holandezi Robin Van Persie me 26
gola, i
ndjekur nga
sulmuesi i United, Wayne Rooney me 21
gola.
Në Serie A
sulmuesi suedez i Milan, Zlatan Ibrahimoviç është golashënuesi më i mirë i momentit me 22
gola të shënuar i
ndjekur nga Edinson Cavani dhe Toto Di Natale me nga 19
gola.
Në Gjermani vijon dueli në distancë mes Mario Gomez dhe Jan Klaas Huntelaar.
Sulmuesi i Bayern Mynih ka shënuar 23
gola po aq sa edhe
sulmuesi i Schalke 04.
Në Francë golashënues i momentit është
sulmuesi i Montpellier dhe kombëtares transalpine Olivier Giroud me 19
gola i
ndjekur nga talenti belg i Lille, Eden Hazard me 14
gola.
Në Liga Sagres në Portugali,
sulmuesi brazilian i Sporting Braga, Lima kryeson me 19
gola dhe ndiqet nga paraguajani i Benfikës, Oscar Cardozo me një gol më pak.
Nëse vazhdohet me këtë ritëm, ky sezon në Europë do të jetë ndër më të pasurit me
gola në të gjithë historinë e futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012,
ora 18:47