Mbretërit fitojnë si mbretër (VIDEO)
Fitore e thellë prej 4-0 e Real Madridit në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma kundër Zaragozas në Santiago Bernabeu.

Goli i parë erdhi pas një harkimi nga këndi, ndërsa autor ishte Gonzalo Higuain (23’) ndërsa pas vetëm dy minutash (25’) Angel Di Maria rriti epërsinë në 2-0.

Në minutën e 89, Michael Essien shënoi golin e tretë për Mbretërit, për të përmbyllur serinë e golave Luka Modriç në minutat shtesë (90’+2), 4-0. /albeu.com/

Shtuar më 03/11/2012, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori