Mbreti i "Coca Cola"-s kineze gati të marrë Milanin
Nga Tajlanda në Kinë. Kontinenti mbetet i njëjtë por jo kandidatët. Milani shikon përherë me më shumë drejt tregut aziatik për të dalë nga situata delikate e imponuar nga mungesa e parave në arkën kuqezi. Pak javë pas daljes në skenë të tajlandezit Mr Bee, një tjetër emër i panjohur në Europë kërkon të marrë drejtimin e shoqërisë kuqezi.

Jemi duke folur për Zong Qinghou dhe në Kinë njihet si mbreti i "Coca Cola"-s. Ai ka në pronësi kompaninë "Future Cola" dhe sipas mediave italiane, kërkon deri në 75 % të aksioneve, shkruajnë mediat përtej Adriatikut.


Gjatë ditëve të ardhshme, Zong Qinghou do të nisë kontrollin e bilanceve të shoqërisë Fininvest dhe më pas mund të ulet në një tavolinë me manjatin italian për të diskutuar detajet e blerjes së aksioneve.

Nëse marrëveshja finalizohet, atëherë Milani mund të marrë frymë lirisht pasi likuiditeti nuk do të mungojë dhe për këtë flasin qartë të dhënat që vijnë nga Kina e largët.

Qinghou është njeriu i 86 më i pasur i planetit me një trashëgimi monetare që kap vlerën e 18 miliardë dollarëve pasi ka arritur të fitojë një treg të rëndësishëm me Coca Cola-n kineze. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 12:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori