"Mbreti" i futbollit dërgohet në spital
Legjenda e futbollit brazilian pele është dërguar në spital si masë parandaluese ndaj një sëmundjeje që nuk do t’i rrezikojë jetën, kështu raportohet në mediat franceze.

78-vjeçari ishte në Paris për të qenë pjesë e një evenimenti me futbollistin francez Kylian Mbappe ditën e martë, por më vonë e ka kapur temperatura e lartë.

Ai është transportuar në spital si masë parandaluese, këtë e kanë rrëfyer shoqëruesit e Pele për RMC Sport.

Pele, emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të historisë, pasi ka fituar tre herë Kupën e Botës me Brazilin. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori