Mbreti i Spanjës, Juan Carlos, ka përgëzuar Kombëtaren e Spanjës për triumfin në kampionatin europian. "Ju përgëzoj dhe ju falënderoj për paraqitjen e denjë që i bëtë vendit tuaj në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Ju jeni djem të shkëlqyer dhe një
ekip i jashtëzakonshëm. Urime!", ka thënë madhëria e tij gjatë fjalës përshëndetëse, para se të kryenin edhe foton zyrtare.
Ndërkohë, në deklaratat e kampionëve të Europës, bie në sy fakti që ata ua dedikojnë triumfin tifozëve në pjesën më të madhe.
Iker Casillas - "Ishte një triumf i shkëlqyer. Falënderojmë Mbretin dhe familjen e tij për mbështetjen. Jemi të lumtur që kemi nderuar të gjithë vendin tonë!".
Juan Mata - "Jemi një skuadër e shkëlqyer dhe këtë e dinë të gjithë, ndërsa Xavi Hernandez është legjendë e futbollit".
S.Ramos – "Jemi një
ekip unik, pasi kemi lojtarë
unik si
Iniesta".
Iniesta - "Tifozët tanë e meritojnë një festë kaq të bukur".
Pepe Reina - "Ky
ekip është një legjendë. Meritojnë të gjithë që të jenë të paharrueshëm".
D.Silva - "Jemi krenarë dhe të emocionuar për pritjen që na kanë bërë tifozët. Ata janë arsyeja që ne jemi kaq të fortë"
Shtuar më 03/07/2012,
ora 12:01