Mbreti Tevez
Albeu.com
Carlos Tevez thotë se i dridhen këmbët kur mendon për shanset që ka për t’u kurorëzuar si lojtari më i mirë në botë. Selektori i Argjentinës, Diego Maradona, ka hyrë një natë në dhomën e Tevez dhe i ka thënë atij se mund të bëhet mbret i botës.
Futbollisti i Manchester City ka zbuluar se ka raste kur mbetet pa gjumë, kur mendon për këtë. Dy golat e 26 vjeçarit ndaj Meksikës e dërguan Argjentinën në çerekfinale, ku do të takohet me Gjermaninë.

“Diego arriti në dhomën time dhe më tha: e di se t’i do të bëhesh mbret. Ai kërkoi nga unë që të luaj më përpara dhe më pas shënova gola. Çdo gol që e shënoj është një puthje personale për secilin fans të Argjentinës. Të luaj për Argjentinën bën që këmbët e mia të forcohen. Sa herë e vesh fanellën, këmbët e mia dridhen”, tha ish futbollisti i Manchester United.

Ai tregon se çdo natë që shkon në shtrat, ëndërron që të bëhet kampion i botës. “Do të isha njeriu më i lumtur në botë nëse do ta arrija një gjë të tillë me Argjentinën”, vazhdoi Tevez, që në të kaluarën ka luajtur edhe te West Ham.

Sa i përket ndeshjes me Gjermaninë, Tevez thotë se argjentinasit duhet të jenë të kujdesshëm, të qetë dhe ta luajnë lojën e tyre. Tevez, i cili ishte kritikuar nga argjentinasit për paraqitje të dobëta në kualifikimet për Botëror, shpjegon se me punën që ka bërë, vetëm për t’u rikthyer në formën më të mirë, ka humbur pesë kilogramë.
Shtuar më 02/07/2010, ora 10:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori