Mbrojtësi anglez afër rinovimit me Unitedin
Pëlqej
Luke Shaw është në bisedime me Manchester Unitedin për të nënshkruar një kontratë të re.

Kontrata e mbrojtësit të majtë skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo “Djajtë e Kuq” dëshirojnë ta mbajnë lojtarin më gjatë, dhe janë gati t’ia ofrojnë 100 mijë euro në javë për të arritur marrëveshjen.

Anglezi këtë edicion e ka filluar mirë, pasi nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, dhe është paraqitur nëntë herë në të gjitha garat me fanellën e Unitedit.

Luke Shaw erdhi në “Old Trafford” në vitin 2014 nga Southamptoni, dhe për shkak të lëndimeve të shumta, ai ka bërë vetëm 75 paraqitje me fanellën e Unitedit.
Shtuar më 15/10/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori