Mbrojtësi anglez ndahet nga e fejuara dhe i pushon të gjithë familjen nga puna
Edhe pse prej nëntë vitesh ishin bashkë, mbrojtësi i Manchester City-t, John Stones ka vendosur ti japë fund lidhjes me të fëjuarën e tij, Millie Savage.

Kujtojmë se çifti ka edhe një vajzë të vogël 18 muajshe, por konflikti ka qënë kaq i thellë sa vajza nuk i ka motivuar dot për të mos u ndarë.

Kujtojmë se marrëdhënia e futbollistit me modelen përfundoi në muajin dhjetor por gjërat po bëhen serioze vetëm kohët e fundit.

Siç raporothet duket se kjo ndarje do të ndikojë edhe mbi familjen e Milies pasi Stones tashmë ka pushuar nga puna prindërit dhe vëllain e ish-të dashurës së tij.

Të tre familjarët paguheshin nga futbollisti nga 2 mijë sterlina secili, ku vëllai i Milliet punonte si shofer personal i lojtarit 24-vjeçar.

Tashmë pjesëtarët e familjes Savage duhet të kërkojnë punë të re, pasi në llogarinë e tyre do të kenë 6 mijë paund më pak të ardhura në muaj. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori