Mbrojtësi argjentinas mendon të pensionohet që tani, arsyeja do iu habisi
Jose Luis Gomez, mbrojtësi i Lanus dhe Argjentinës, po mendon të pensionohet nga loja e futbollit pasi bëri një gabim në Copa Libertadores.

Në ndeshjen kthyese të Copa Libertadores mes Lanus dhe Gremio, kur rezultati ishte ende 0-0, Gomez tentoi ta kontrollonte topin në gjysmë të fushës por e humbi atë dhe Fernandinho shënoi pasi ia rrëmbeu topin, shkruan Albeu.com.

Lanus e humbi këtë ndeshje 2-1 dhe u eliminua nga kjo garë pas rezultatit të përgjithshëm 3-1, ndërsa pas kësaj Gomez po mendon t’i japë fund karrierës në moshën 24-vjeçare.

“Po mendoj të pensionohem nga futbolli”, ka thënë ai për Tyc Sports. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori