I vihet tritoli një banese në Durrës
Mbrojtësi argjentinas shpëton familjen nga 4 hajdutë
Martin Demichelis do të mbetet përgjithmonë një mbrojtës. Argjentinasi nuk është më një futbollist, por tashmë ai bëhet protagonist jashtë saj.

Ish-futbollisti i Bayernit dhe Manchester Cityt ka pikasur në shtëpinë e tij futjen e katër hajdutëve me maska.

Ish-mbrojtësi është zgjuar rastësisht në mes të natës dhe hajdutët janë trembur duke u larguar menëjherë.

“El Trece”, kanal televiz në Argjentinë, sqaron ngjarjen duke qetësuar të gjithë tifozët.

Në shtëpi në atë moment ndodheshin bashkëshortja e tij, Evanagjelina Anderson dhe 3 fëmijët e tij. Raportohet se hajdutët kanë arritur të marrin vetëm disa bizhuteri dhe jo shuma parash.
Shtuar më 19/02/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori