Mbrojtësi grek i Arsenalit drejt rikthimit në Itali, mund të ndajë repartin me Rrahmanin
Sokratis Papastathopoulos është shumë pranë rikthimit në Serinë A, pas dy sezonesh në Premier League ku ka mbajtur veshur fanellën e londinezëve të Arsenalit.

Ish-mbrojtësi i Genoas dhe Milanit ka arritur marrëveshjen me klubin e Napolit, ku pritet të nënshkruajë për tre sezone dhe të përfitojë një pagë prej 2.5 milionë Eurosh në vit.

Për kartonin e 32-vjeçarit grek, drejtuesit e klubit të kaltër do të derdhin në arkat e “topçinjve” shumën e 4.5 milionë Eurove.
Shtuar më 31/08/2020, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori