Mbrojtësi i Eintracht Frankfurt konfirmon interesimin e Romës për të
Jetro Willems mund të jetë lojtari i ri i Romës nga edicioni i ardhshëm.

Mbrojtësi holandez e ka pranuar se do të largohet nga skuadra e tij aktuale Eintracht Frankfurt gjatë afatit kalimtar të verës.

Në një intervistë për mediat holandeze, mbrojtësi i majtë ka konfirmuar se Roma dhe Newcastle janë skuadrat që po e duan atë.

25-vjeçari ka thënë se gjatë verës do të largohet dhe tanimë Frankfurti i ka caktuar edhe çmimin.

"Roma dhe Newcastle janë dy skuadrat që më duan. Të shohim ku do të shkoj në verë", tha Willems.

Gjysmëfinalistët e Ligës së Evropës i kanë caktuar çmimin prej 10 milionë eurove mbrojtësit të majtë.

Ish-anëtari i PSV Eindhoven këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në të gjitha garat ku ka asistuar në katër gola.
Shtuar më 23/05/2019, ora 23:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori