Mbrojtësi i Juventusit kërkon një eksperiencë të re jashtë Italisë
Futbollisti i Juventusit, Mattia De Sciglio, mund të vendosë në fund të këtij sezoni të ndërrojë skuadër.

"La Gazzetta dello Sport" raporton se mbrojtësi italian dëshiron të provojë një eksperiencë të re jashtë Italisë.

PSG-ja dhe Barcelona shihen si mundësitë ideale që lojtari i Italisë të gjejë vend.

Nëse ish-trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, merr frenat e kampionëve të Francës në sezonin e ri, atëherë për De Sciglion do të jetë më e lehtë të akomodohet te PSG-ja.

Edhe Barcelona përbën një mundësi të mirë për të ardhmen e 27-vjeçarit.
Shtuar më 25/05/2020, ora 11:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori