Mbrojtësi i Juventusit pensionohet nga Kombëtarja
Qendërmbrojtësi i Juventusit, Medhi Benatia, është duke menduar pensionimin nga Kombëtarja e Marokut.

RMC Sport raporton se mbrojtësi 31-vjeçar është i gatshëm të largohet nga ekipi kombëtar për t’u fokusuar vetëm në futbollin me klubin.

Benatia e ka përfaqësuar Marokun që prej moshës adoleshente dhe ka 58 paraqitje për ekipin senior kombëtar. Ai mori pjesë në Kupën e Botës në Rusi me Marokun, por u eliminua në fazën grupore.
Shtuar më 09/09/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori