Mbrojtësi i Kombëtares Gjermane i zhgënjyer me mënyrën e largimit

I zhgënjyer pasi do të preferonte një lamtumirë ndryshe, shkruan Albeu.com

Jerome Boateng nuk e ka pritur mirë lajmin e trajnerit Joachim Low i cili ka bërë të ditur se pas 10 vitesh që nga debutimi i tij me pancerat, nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë. Me një postim në profilin e tij në Instagram, Boateng ka theksuar se do donte që lamtumira e tij të vinte në një formë tjetër, por gjithsesi ai respekton vendimin e trajnerit. Ja deklarata e plotë e mbrojtësit të Bayernit.

“Ditën e sotme hgtrajneri i kombëtares Joachim Low më tha në bisedë të sinqertë se nuk do të jem më pjesë e përfaqësueses gjermane. Ai dëshiron t’u japë një shans emrave të rinj për t’u bërë gati për turnetë e radhës.Jam i trishtuar nga ky lajm pasi ka qenë ndjesia më e bukur për mua që të përfaqësoj vendin tim. Gjithsesi, unë e respektoj këtë drejtim që po merr kombëtarja dhe e kuptoj vendimin e trajnerit.Kam qenë i ri vetë dhe më është dashur që lojtarët më të mëdhenj në moshë të më linin hapsira. Personalisht jam i bindur se mund të vazhdoj të luaj në nivelet më të larta dhe do ta bëj këtë në vitet e ardhshme.Do të kujtoj gjithmonë me shumë kënaqësi momentet që kam kaluar te kombëtarja gjermane. Kam qenë gjithmonë pafundësisht krenar kur kam veshur fanellën e kombëtares dhe veçanërisht kurrë s’do ta harroj atë verë të vitit 2014-ës. Gjithsesi dëshiroja një lamtumirë tjetër për ne.I uroj fat skuadrës në të ardhmen!”. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 22:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori