Mbrojtësi i kombëtares, jashtë fushave për disa javë
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollist njofton se mbrojtësi Enea Mihaj ka pësuar një dëmtim të rëndë në sfidën ndaj Jordanisë që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në “Elbasan Arena”. Mihaj do të qëndrojë jashtë fushave për disa javë. shkruan Albeu.com

"Skuadra përfaqësuese e futbollit ka vijuar sot paradite seancën stërvitore, një ditë pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, e mbyllur në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”.

Pas dëmtimit të djeshëm gjatë ndeshjes, futbollisti Enea Mihaj pas disgnostikimit ka pësuar një thyerje të peronit dhe menjëherë i është nënshtruar fazës riaftësuese, e cila do të zgjasë disa javë”, është njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kujtojmë që Mihaj u dëmtua në minutën e 10 të ndeshjes pas një përplasje me njërin prej lojtarëve të Jordanisë. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2018, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori