Mbrojtësi i Kombëtares shkakton autogol në derbin e përjetshëm (VIDEO)
Java e 16-të e kampionatit në Kroaci, kishte rezervuar ditën e sotme ndeshjen më të rëndësishme, atë mes vendit të parë dhe të dytë.

Dinamo e Zagrebit priste në shtëpi Hajdukun e Splitit dhe në fund takimi u nda në barazim 1-1.

Por, një ditë jo e mirë ishte për mbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajli, i cili shënoi edhe autogol.

Realizimi i vetëm i Dinamos erdhi falë një devijimi të pafat që Ismajli i bëri një topi të ardhur nga goditja e këndit.

Ai u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 23-të, por Hajduku barazoi me penallti në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Deri në fund nuk pati më gola, dhe Dinamo mban vendin e parë me 35 pikë, ndërsa 4 pikë më pas në vendin e dytë mbetet ekipi i shqiptarit.

Shtuar më 22/11/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori