Mbrojtësi i Kombëtares sonte përballë Agueros dhe Sterling
Liga e Kampionëve do të kthehet sonte në kontinentin e vjetër përmes tetë ndeshjeve shumë interesante, në kuadër të fazës së grupeve.

Nata e sontme do të jetë shumë sfiduese për një futbollist të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë bashkë me ekipin e tij italian, Atalanta, do të luajnë si mysafirë të gjigantit anglez, Manchester Cityt.

Bashkë me këto skuadra në të njëjtin grup janë edhe Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb, prej të cilave Atalanta ka pësuar humbje, kurse City do të mundohet t’ia shkaktojë humbjen e tretë dhe vet ta realizojë fitoren e tretë rresht.

Me shumë gjasë Gjimshiti do të luajë sepse e gëzon besimin e trajnerit por që do të ketë punë “tmerrësisht” të vështirë. Detyra e tij do të jetë stopimi i yjeve të Manchester Cityt, siç janë Aguero apo Sterling.
Shtuar më 22/10/2019, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori