Mbrojtësi i Kroacisë vendos medaljen tek varri i shokut
Pëlqej
Dejan Lovren nuk ka për ta harruar kurrë qytetin, Karlovac i cili erdhi si refugjatë. Mbrojtësi i Liverpoolit, ka lindur në Bosnje dhe kur ka filluar lufta u largua me familjen për të jetuar në Mynih.

Megjithatë prindërit e tij nuk kishin dokumentat e duhura për të jetuar në Gjermani dhe u zhvendosën në qytetin Karlovac. Ndërkohë pas Botërorit, Lovren shkoi në këtë qytet dhe e ka vendosur medaljen te varri i shokut të tij, Miroslav Misiç.

Ndërkohë ai u shpreh se: “Unë kurrë nuk do ta harroj Karlovacin, ishte qyteti i parë që më pranoi mua si refugjatë pas largimit nga Gjermania,”. Kur shkoi te varri dhe la medaljen ai shkruajti: “Kjo medalje është e juaja,”. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori