Mbrojtësi i Liverpoolit: Klopp nuk më ka trajtuar mirë
Mbrojtësi i Liverpoolit, Alberto Moreno, e ka kritikuar trajnerin e tij, Jurgen Kloppin, për mënyrën se si e ka trajnuar atë pas lëndimit, duke shtuar se ai dëshiron të transferohet në një klub spanjoll.

“Unë nuk ndihem mirë, kjo është e vërteta. Unë e lëndova veten duke dhënë gjithçka për këtë skuadrës dhe mendoj se kur u ktheva nga lëndimi, e meritoja të paktën një mundësi për ta dëshmuar veten”, tha Moreno.

“Situata është normalë për shumë lojtarë, mirëpo thjesht nuk më pëlqen mënyra se si më trajtoi mua, mund ta them këtë gjë. Kthimi në Spanjë është diçka për të cilën kam menduar, nuk më pëlqen moti i ftohtë këtu”.

“Por, unë nuk e di nëse ndonjë klub ka shprehur interesim për mua. Jam në sezonin tim të pestë këtu, nuk kemi arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe në janar do të jem i gatshëm t’i dëgjoj të gjitha ofertat”, deklaroi Moreno. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori