Mbrojtësi i Liverpoolit: Më e vështirë është ta ndalësh Zahan se Ronaldon
Mbrojtësi i krahut të djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka thënë se Wilfred Zaha është kundërshtari më i vështirë me të cilin ai është përballur, edhe në krahasim me Cristiano Ronaldon apo Neymarin.

“Kur Zaha e ka ditën e tij, është më i vështiri për ta ndalur. Për shkak aftësive të tij si atlet, nuk mund t’ia rrëmbesh topin, është e vështirë të bësh ndërhyrje ndaj tij sepse është i shpejtë, ka shkathtësi dhe mund të shënojë gola, t’i përgatisë ato dhe është në gjendje ta fitojë lojën”, ka thënë Arnold.

“Me Neymarin dhe Ronaldon, mund ta shohësh se ata janë lojtarë shumë inteligjentë, njerëzit e dinë stilin e tyre, lëvizjet e ndryshme, por ata kurrë nuk arritën ta merrnin topin shumë kundër nesh. Natyrisht, Zaha nuk është nivelin e Ronaldos ose Neymarin, por për mua, në ditën e tij, Zaha është me siguri më i vështiri për ta ndalur”.
Shtuar më 21/10/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori