Mbrojtësi i Milanit karikon skuadrën para ndeshjes me Juventusin
Kur mbeten edhe dy ditë nga sfida Juventus-Milan, Abate karikon ambientin kuqezi në vigjilje të një ndeshje të rëndësishme për zonën e Champions League.

"Është më keq për ne që Juve ka në program edhe ndeshjen kundër Ajax, sepse sikurse na thotë trajneri, ndeshjet më të rëndësishme janë ato përpara sfidave të mëdha, ato që të ndihmojnë të jesh në maja", deklaroi Abate.

"Por Juventus mbërrin për ne në momentin e duhur, pas një periudhe të komplikuar. Po përjetojmë një moment të rënies fiziologjike. Gjendemi në një situatë klasifikimi që e ëndërronim në fillim të vitit", vijoi anësoi i kuqezinjve.

"Në sezonet e kaluara, në këtë fazë ndodheshim shumë pikë larg zonës Champions, ndërsa tani jemi të parët në garën për vendin e katërt dhe duam ta mbajmë këtë pozicion me thonj dhe dhëmbë", deklaroi Abate në intervistën e dhënë për "Sky".

"Nuk kujtoj ndonjë sfidë kaq apasionante për vendin e katërt. Kampionati është i niveluar për sipër dhe në garë janë edhe Atalanta, Torino e Sampdoria. Nuk duhet të garojmë me veten, jam i sigurtë që do të bëjmë një mbyllje madhështore të sezonit", përfundoi veterani i Milan. /albeu.com/


Shtuar më 04/04/2019, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori