Mbrojtësi i Milanit kërkon largimin nga klubi
Pëlqej
​Luca Antonelli është i gatshëm të largohet nga Milan gjatë këtij afati kalimtar, për të kaluar në Fiorentina.

Mbrojtësi i majtë italian, Luca Antonelli nuk është i kënaqur në Milan dhe po mendon largimin gjatë janarit.

Ai po kërkohet nga Fiorentina dhe është i gatshëm të largohet nga gjiganti italian.

Por, problem mbetet te skuadra e Milanit, e cila ende nuk ka vendosur për shitjen e tij, pasi edhe lojtari shumicën e kohës qëndron në bankën rezervë.

Antonelli ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2019. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018, ora 22:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori