Mbrojtësi i Realit: Nuk e di se çfarë po ndodh me ne
Pëlqej
Real Madridi pësoi humbje tronditëse në shtëpi nga Villarreali në kuadër të La Ligës të shtunën pasdite, por Nacho nuk mendon se forma e dobët e skuadra nuk është pasojë e mungesës së përkushtimit të tyre.

Edhe pse Real Madridi pati shumicën e rasteve për të shënuar, ishte “Nëndetësja e Verdhë” ajo që e shënoi golin e fitores.

“Patëm përkushtimin e duhur, luftuam mirë. Por nuk e di se çfarë po ndodh... ata na zënë në kundërsulm pas një korneri”, ka thënë Nacho pas ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi e Real Madridit në La Liga, pas asaj ndaj Barcelonës në El Clasico. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 20:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori