Mbrojtësi i Shqipërisë dëmtohet pas pesë minutash dhe përfundon në spital
Enea Mihaj, për fatin e tij të keq, u dëmtua që në minutën e 5-të të takimit ndaj Jordanisë, pas ndërhyrjes së gabuar nga Atiah. Por vendin e tij, e zuri menjëherë Frederik Veseli.
Dëmtimi i mbrojtësit që aktivizohet tek Panetolikos në Greqi,
mesa duket është i rëndë.
Ambulanca që
qëndronte në stadium, e ka marrë dhe është larguar drejt spitalit ushtarak drejt Tiranës, për një shërbim më të specializuar për mbrojtësin 20-vjeçar.
Shtuar më 10/10/2018,
ora 20:45