Mbrojtësi i Skëndërbeut: Jemi më të fortë se para dy vitesh
Pëlqej
Mbrojtësi kroat i Skënderbeut, Marko Radas, ka dalë në krah të trajnerit Ilir Daja në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë para sfidës Dinamo-Skënderbeu.

Kroati, i rritur te Dinamo, është i bindur se këtë radhë Skënderbeu është më i fortë: “Mendoj se jemi më mirë se dy vite më parë, kur kishim 2-3 lojtarë cilësorë në aspektin individual, ndërsa sot jemi më grup dhe kjo është gjithnjë diçka më e mirë”.

Radas u pyet në lidhje me vendin që do të zinte Skënderbeu në kampionatin kroat: “Është një pyetje e vështirë. Dinamo është i shkëlqyer, Hajduku mbetet gjithnjë Hajduk, Rijeka është rritur ndjeshëm si klub në 4 vitet e fundit, më pëlqen politika që po ndjek Osijeku. Mendoj se do luftonim edhe ne për një vend në kupat e Europës”.

Mungon ylli i Dinamos, Sudani, a do të jetë më e lehtë për Skënderbeun? Batuta e Radasit: “Natyrisht, është njësoj si të pyesësh Ramosin a është me fat nëse mungon Mesi! Megjithatë, Dinamo ka lojtarë shumë të mirë, ndaj nuk besoj se mungesa e Sudanit do të jetë thelbësore”.
Shtuar më 17/08/2017, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori