Mbrojtësi kroat në dyshim për Interin kundër Tottenham
Mbrojtës i majtë i Interit, Sime Vrsaljko duket se do të mungojë kundër Tottenham Hotspur, pasi që është stërvitur veçmas sot.

Vrsaljko pritet që mos të udhëtojë për Londër, e cila ndeshje pritet të jetë e rëndësishme për Nerazzurrët që të kalojnë në fazën e 16 skuadrave më të mira në Europë.

Nëse skuadra e Luciano Spalletit i shmanget humbjes, do ti duhej vetëm një barazim kundër PSV në ndeshjen e fundit, pasi që kështu do të kalonte grupin për shkak të ndeshjeve më të mira me njëra-tjetrën në mes tyre.
Shtuar më 26/11/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori