Mbrojtësi kyesor i Interit pranë rinovimit të kontratës
Milan Skriniar është shumë pranë rinovimit të kontratës me Interi.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", mbrojtësi sllovak ka rënë dakord me Interin teksa ai do të përfitojë dhe rritje rroge.

Drejtori sportiv, Ausilio, në fakt e ka ngritur ofertën nga 2.5 deri në 3 milionë euro më shumë, plus shpërblime të tjera, për një zgjatje të marrëveshjes me sllovakun deri në vitin 2023.

Takimi me agjentin Karol Csonto ka rezultuar i frytshëm dhe i njëjti Skriniar duket se e ka vlerësuar lëvizjen e drejtuesve të klubit në aspektin financiar.

Firma përfundimtare në kontratën e rinovuar pritet të vijë pas mbylljes së merkatos së dimrit. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2019, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori