Biznesmeni që u vra në Prishtinë, është Albert Krasniqi (VIDEO)
Mbrojtësi shqiptar më në formë pranë kalimit në Seria A
Sipas statistikave të UEFA-s, Ardian Ismajli rezulton lojtari më i mirë shqiptar për këtë sezon.

Paraqitjet pozitive të 23-vjeçarit ka bërë që disa skuadra në Seria A të hedhin vështrimin nga qendërmbrojtësi kuqezi. Për lojtarin e Hajdukut të Splitit interesohen Bologna dhe Atalanta.

Klubet në fjalë e kanë ndjekur Smajlin në disa ndeshje të skuadrës kroate dhe e kanë vlerësuar potencialin e tij. Lidhja me Bolognan dhe Atalantën nuk është e vështirë për t’u kuptuar që është bërë nëpërmjet Edoardo Rejas, i cili i ka drejtuar këto ekipe disa vite më parë.

Ardiani ka një kontratë me Hajdukun e Splitit deri në verën e vitit 2022, por nga kërkesat që ka për lojtarin e përfaqësueses së Shqipërisë vështirë se do të qëndrojë më gjatë në kampionatin kroat.
Shtuar më 20/11/2019, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori